VV-ja tha se ishte “operacioni i parë i FSK-së në veri”, reagon ambasada e Gjermanisë

VV-ja tha se ishte “operacioni i parë i FSK-së në veri”, reagon ambasada e Gjermanisë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar me shqetësim për siç ka thënë përpjekjet për të politizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit për kërkimin e trupit të mërgimtarit që u mbytë në këtë liqen, duke theksuar se kjo u aprovua nga Komandanti i KFOR-it ekskluzivisht për qëllime humanitare.

Sipas Ambasadës, deklaratat që e paraqitën këtë mision si “operacioni i parë i FSK-së në veriun e Kosovës”, e keqinterpretojnë qëllimin dhe frymën e këtij angazhimi.

“Po aq shqetësuese janë edhe pretendimet për manipulim të imazheve – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të eskortës së KFOR-it – me qëllim promovimin e një narrative të pavërtetë. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut dhe të largojnë vëmendjen nga misioni humanitare”, thuhet në reagim.

Ambasada ka thënë se vdekja e 33-vjeçarit duhet të jetë një moment zie kolektive, dhe jo një rast për përfitime poliike.

“Ambasada Gjermane riafirmon mbështetjen e saj të plotë për KFOR-in dhe mandatin e tij, dhe shpreh mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëtarët e KFOR-it dhe FSK-së të përfshirë në përpjekjet e sotme për rikuperim. Profesionalizmi dhe bashkëpunimi i tyre i shërben së mirës publike dhe kujton se çfarë mund të arrihet kur institucionet bashkëpunojnë në shërbim të dinjitetit njerëzor”, thuhet në reagim.

Related Articles