Popullsia palestineze ka thënë se ushtria izraelite ka qëlluar ndaj tyre derisa po prisnin të merrnin ushqim pranë të njëjtës pikë shpërndarjeje në jug të Gazës që u vizitua këtë të premte nga i dërguari amerikan, Steve Witkoff.
Sipas CNN, spitali Nasser ka raportuar se kishte pranuar të paktën tre persona të vrarë dhe gjashtë të plagosur nga armët e zjarrit pranë qendrës së shpërndarjes së ndihmave të Fondacionit Humanitar të Gazës.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë bërë të ditur se kishin qëlluar të shtëna paralajmëruese për të ndaluar një grup njerëzish që po afroheshin drejt trupave të tyre, pasi kishin bërë thirrje që grupi të largohej, shkruan CNN
Një zëdhënës i ambasadës amerikane tha se nuk kishin marrë “raporte për përleshje apo lëndime të çfarëdo lloji në afërsi të vizitës”.