Presidentja Vjosa Osmani sot do të pres në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.
Sipas njoftimit të lëshuar për media, takimi do të zhvillohet nga ora 15:00 në Kabinetin e Presidencës,
Po ashtu u bë e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Ndryshe, Baker arriti të premten në Kosovë, në vizitën e parë të tij në vendin tonë, dhe u prit nga e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.