Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar rreth çështjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se kjo gjykatë “ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj”.
Reagimi i ambasadës duket se vjen pasi presidentja Vjosa Osmani tërhoqi kërkesën për sqarim nga Kushtetuesja, rreth asaj se çfarë ndodhë pas kalimit të afatit 30-ditor për konstituim.
Presidentja e ka arsyetuar vendimin duke thënë se caktimi i gjyqtarit serb, Radomir Llaban si raportues në shqyrtim të lëndës, është vendim shqetësues dhe i rrezikshëm.
“Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen”, u tha tutje në reagimin e Ambasadës Britanike. /Gazeta Enigma