Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Kjo u bë e ditur nga i pari i shtetit Ukrainas.
Zelensky ka dhënë detaj për për këtë bisedë përmes një postimi në rrjetin social “X”.
Ai tha se e njoftoi Ramën, për situatën aktuale në front dhe zhvillimet diplomatike.
Po ashtu, në bisedë u diskutua gjithashtu për përpjekjet për të përfunduar luftën dhe për të ndaluar sa më shpejt vrasjet.
Presidenti ukrainas theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një partner të besueshëm në këtë periudhë të vështirë.
Shkrimi i Zelenskyt:
Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal. E informova shkurtimisht për situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur.
Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë.
Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën.
Abuzimi me 781 milionë lekë, faktet nga dosja e Prokurorisë së Fierit për “Bankers Petroleum”.