“Veç tri herë mund të votohet kandidati i njëjtë për kryeparlamentar”

“Veç tri herë mund të votohet kandidati i njëjtë për kryeparlamentar”

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e sapopublikuar, në pikën katër urdhëron që të votohet vetëm tri herë, në formë të hapur, për kandidatin e njëjtë, raporton Gazeta “Enigma”.

“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thotë pika 4 e Aktgjykimit.

Related Articles