Të premten në Lipjan një grua ka raportuar se është rrahur nga burri i saj dhe dy prindërit e tij.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit-bashkëshorti dhe vjehrrit e saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.