Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot priti në takim futbollistin Enis Vila me prejardhje nga Kosova, i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.
Qendërmbrojtësi i cili luan për skuadrën gjermane MSV Duisburg U19 u shpreh i lumtur për ftesën që ka marrë dhe shprehu gatishmërineë për t’iu bashkuar Dardaneëve, njofton FFK, njofton faqja zyrtare e FFK-së.
Me këtë vendim, futbollisti Vila po realizon dëshirën e tij dhe të prindërve të tij për ta përfaqësuar Kosovën U-19. Enis Vila si qendërmbrojtës është mjaft perspektiv dhe për këtë ai po vëzhgohet nga klube të mëdha në Bundesliga.