“Fundi i luftës duhet të jetë i drejtë” – Zelensky falënderon liderët evropianë

“Fundi i luftës duhet të jetë i drejtë” – Zelensky falënderon liderët evropianë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar publikisht udhëheqësit evropianë që lëshuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Kievit.

Në një mesazh të shkurtër të ndarë në rrjetet sociale, Zelensky u shpreh mirënjohës ndaj aleatëve evropianë që paralajmëruan se Ukraina nuk mund të përjashtohet nga bisedimet e paqes.

“Jam mirënjohës për të gjithë ata që qëndrojnë me Ukrainën dhe popullin tonë sot për hir të paqes në Ukrainë, e cila po mbron interesat jetësore të sigurisë së kombeve tona evropiane”, tha presidenti ukrainas.

Ai e bëri të qartë se paqja nuk mund të arrihet pa drejtësi: “Fundi i luftës duhet të jetë i drejtë.”

Zelensky gjithashtu vlerësoi mbështetjen nga liderët kyç të Evropës: “Ukraina vlerëson dhe mbështet plotësisht deklaratën e presidentit Macron, kryeministres Meloni, kancelarit Merz, kryeministrit Tusk, kryeministrit Starmer, presidentes Ursula von der Leyen dhe presidentit Stubb për paqen për Ukrainën.”

Related Articles