Kosnett takohet me kryetarin e PDK-së, Krasniqi: Partia ka investuar në forcimin e raporteve Kosovë-SHBA

Kosnett takohet me kryetarin e PDK-së, Krasniqi: Partia ka investuar në forcimin e raporteve Kosovë-SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se i ka thënë ambasadorit Kosnett se PDK-ja ka investuar në forcimin e raporteve Kosovë-SHBA.

“Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme. Në takim me Ambasadorin Philip Kosnett theksova se PDK, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, gjithmonë ka investuar në forcimin e raporteve mes vendeve dhe popujve tanë dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, shkroi Krasniqi.

Ai shtoi se e ka siguruar ambasadorin amerikan se PDK-ja do të angazhohet që të ofrojë një alternativë kredibile për qytetarët.

“Për PDK-në, bashkërendimi me Washingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm. Ambasadorin Kosnett e njoftova se PDK si lidere opozitare do të angazhohet me kompetencë dhe profesionalizëm që të ofrojë alternativë kredibile për qytetarët e Kosovës”, shkroi Krasniqi.

Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme. Në takim me…Posted by Memli Krasniqi on Thursday, July 22, 2021

Related Articles