Kërkohet dorëheqje pas pezullimit të vendimit për tiketën 5 euroshe, këto janë pasojat penale të këtij vendimi

Kërkohet dorëheqje pas pezullimit të vendimit për tiketën 5 euroshe, këto janë pasojat penale të këtij vendimi

Pas debatit publik për marrëveshjen e tiketës 5 euroshe, zëvendësministri, Hysen Durmishi, ka deklaruar se ka marr vendim për pezullimin e kësaj marrëveshje për tiketa ngjitëse në automjete, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje, shkruan Gazeta Enigma.

Në lidhje me këtë, Ehat Miftaraj nga Insituti Kosovar për Drejtësi (IKD), tha për Gazetën ‘Enigma’ se tiketa 5 euroshe përbënte një praktikë jo të mirë që mund të hynte edhe në fushën korruptive apo krijimit të monopolit.

Miftaraj tha se kjo për vet faktin se një vendim i tillë do të anulohet dhe përjashton aspektin penal, por sipas tij nuk mund t’i ik përgjegjësisë politike ku qytetari përmes votës ndëshkon apo konfirmon besimin ndaj një partie politike.

“Qeveria dhe secili minister gjatë ushtrimit të mandatit dhe përgjegjësive të tyre duhet të kujdesën që vendimet dhe politikat që miratojnë të bazohen në ligj, procedurë dhe që promovojnë parimet e kujdesit ndaj qytetarit”, tha Miftaraj për Gazetën ‘Enigma’.

Zbrapsja e qeverisë për tiketat ngjitëse në automjete

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk mjafton pezullimi i marrëveshjes për tiketa ngjitëse në automjete, deri në marrjen e një vendimi tjetër përfundimtar për këtë çështje, duke theksuar se kjo taksë duhet të anulohet.

“I kërkojmë kryeministrit Kurti që të heq këtë taksë për qytetarët e Kosovës, pasi që ky vendim i varfëron qytetarët e Kosovës. Nuk kemi lejuar vjedhjen e qytetarëve të Kosovës. Përveç kësaj i kërkojmë Prokurorisë Speciale që ta hetojë të gjithë procesin në mënyrë që të mos kalojë në heshtje kjo çështje”, tha Tahiri.

Zëdhënësja e Lidhjes Demokartike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar lidhur me rastin, duke thënë se kjo u arrit nga presioni publik.

“Zgjodhi kompaninë e regjistruar vetëm me tre punëtorë, përcaktoi çmimin për një tiketë që mund të kushtojë vetëm 5 cent dhe në fund pas një presioni publik e anuloi”, tha Halimi.

Gjithashtu, edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i është gëzuar vendimit të ministrisë së Infrastrukturës për pezullimin e kontratës së tiketës ngjitëse prej 5 euro.

Dorëheqja e zëvendësministrit, Hysen Durmishit, e domosdoshme por e pamjaftueshme

Dorëheqjen e Durmishit pas njoftimit të pezullimit së marrëveshjes e kanë kërkuar partitë politike.

Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një aksioni para qeverisë së Kosovës, ka kërkuar shkarkimin e Durmishit.

Anëtarët e kësaj partie, vendosën edhe një pankartë kinse 5 euro, e që ishte fytyra e zv.ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Marrëveshja u pezullua, zhvatja u konfirmua U konfirmua që ne dhe të gjithë ata që e kundërshtuam këtë marrëveshje…Posted by Dardan Molliqaj on Thursday, July 22, 2021

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë thënë se dorëheqja e Durmishit është e domosdoshme.

Analisti Rron Gjinovci i ka kërkuar Durmishit të jap dorëheqje, duke thënë se ai është aty për t’i lexuar me kujdes të gjitha dokumentet, para se t’i nënshkruajë.

“Dorëheqje zotni! Ti nuk je aty për sy të zi, por me i lexu me kujdes të gjitha dokumentet. Kështuqë dorëheqje”, ka shkruar Gjinovci

Ndryshe, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.

Të dashur qytetarë të Kosovës, Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e…Posted by Hysen Durmishi on Thursday, July 22, 2021

Për këtë marrëveshje, Durmishi kishte thënë se e ka gjetur në tavolinë dhe se s’ka pasur rrugë tjetër pos që ta nënshkruaj.

Madje, për të ia kishte gjuajtur fajin ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt.

 “Ministria e Pal Lekajt, e ka përgatitur këtë proces për një kompani të vetën. Kompania është shpallur e papërgjegjshme nga komisioni vlerësues. E kur ka fituar kompania që këta nuk kanë dashtë me ia dhanë këtë projekt, sekretari e ka anuluar raportin e komisionit vlerësues, gjë që është shkelje ligjore. Pas kësaj, kompania e cila i ka plotësuar kriteret ka bërë kërkesë për interpretim ligjor në Zyrën e Kryeministrit”, është shprehur Durmishi.

Related Articles