“Qendra e fajdeve”, vendosen grafite proteste para Gjykatës dhe Prokurorisë në Gjilan

“Qendra e fajdeve”, vendosen grafite proteste para Gjykatës dhe Prokurorisë në Gjilan

Janë vendosur disa grafite me shkrime protestuese, para Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, pas vrasjes së tre personave në këtë qytet, për shkak të fajdeve.

I dyshuari kryesor është Mefail Shkodra, i cili ka të kaluar me dhjetëra vepra penale, tri prej tyre për fajde. Përkundër gjithë kësaj, ai është lënë i lirë.

“Gjykata i ka duart me gjak”, “Qendra e fajdeve”, “Ka sa po i ndani?”, janë disa nga shkrimet e vendosura në objekt e Gjykatës Themelore në Gjilan. /Gazeta Enigma

Related Articles