Një predhë depërton në një shtëpi në Vushtrri – bastiset shtëpia e fqinjit

Një predhë depërton në një shtëpi në Vushtrri – bastiset shtëpia e fqinjit

Një predhë ka depërtuar në një shtëpi në Vushtrri, saktësisht në hapësirën e kuzhinës.

Pas këtij incidenti, është bastisur shtëpia e fqinjit, i cili ditë më parë ka pasur aheng familjar, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator.

“Dyshohet se një predhë ka depërtuar në një shtëpi – në kuzhinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të cilët kanë konfiskuar predhën. Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e fqinjit m/k i cili ditë më parë ka pas aheng familjar, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Related Articles