Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit ka përditësuar të dhënat e fundit për pritjet nëpër pikat kufitare, raporton Gazeta “Enigma”.
Pika më e ngarkuar është ajo te Dheu i Bardhë, ku pritjet për të dalë në këtë pikë zgjasin deri në 20 minuta, ndërsa për të hyrë 5-10 minuta.
Pritje deri 20 minuta ka edhe në pikën kufitare të Merdares.
Ndërkohë në vendkalimet e tjera ato janë 3-5 minuta. Përditësimi i fundit është bërë në ora 08:48.