Ministria e Financave ka njoftuar se Mentor Hyseni është emëruar Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo ministri përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se i gjithë procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje ata kanë theksuar se “procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë”.
“MFPT ka besim të plotë që Z. Hyseni se do të vazhdojë dhe avancojë punën e mirë që është bërë deri më tani, në shërbim të një administrate moderne, transparente dhe të drejtë”.
Kujtojmë se Hyseni ka qenë kandidat i VV-së për deputet në vitin 2019. /Gazeta Enigma/