Një muaj paraburgim për Kolshin që pranoi se vrau Bajraktarin

Një muaj paraburgim për Kolshin që pranoi se vrau Bajraktarin

Një muaj paraburgim iu ka caktuar Top Kolshit, i cili dyshohet se e ka vrarë Enver Bajraktarin.

Kjo u konfirmua nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ngjarja tragjike ndodhi më 4 gusht në Baicë të Lipjanit.

Trupi i pajetë i Enver Bajraktarit, u gjet i groposur në një arë me misër.

Kujtojmë se, Kolshi kishte pranuar vrasjen gjatë intervistimit të tij nga Prokuroria.

Related Articles