Sipas policisë, autori dhe viktima kanë pasur një konflikt të mëparshëm mes tyre.
Ajo që dihet është se të rinjtë kishin debatuar më herët edhe në rrjetet sociale.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg.
Dy adoleshentët janë takuar për t’u sqaruar, por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht.
Viktima ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë. Ndërkohë, mësohet se autori ka pësuar dëmtime, por jo nga thika, dhe është duke u marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit.