Lëvizja Vetëvendosje thotë se është përgjysmuar çmimi nga 20 euro në 10 euro për paraqitjen e patentë shoferit që ishte ngritur nga ish-ministri Pal Lekaj, raporton Gazeta Enigma.
Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se janë të interesuar që shërbimet të jenë të larta e çmimet të jenë të ulëta.
“Përgjysmohet çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shoferë nga 20 euro në 10 euro. Ngritjen e çmimit e kishte bërë ish ministri Pal Lekaj në emër të investimit në teknologji dhe përmirësim të shërbimeve. Nuk pati diçka të tillë përveçse shtrenjtim për qytetarët. Ne jemi të interesuar që shërbimet të jenë të larta e çmimet të jenë të ulëta e të përballueshme për qytetarët tanë”, thuhet në postim./Gazeta Enigma/