Pejë: Vdes një burrë pas aksidentit me kamion

Pejë: Vdes një burrë pas aksidentit me kamion

Një burrë 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Pejë si pasojë e një aksidenti ku ishte i përfshirë një kamion me rimorkio.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen Dardania.

“Sot rreth orës 9:43 policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen Dardania. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe emergjenca dolën menjëherë në vendngjarje. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, bëri të ditur Gashi.

Rasti mbetet nën hetim nga organet e rendit.

Related Articles