Liverpooli e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Ligën Premier, pasi ka mposhtur në shtëpi Bournemouthin me rezultat 4-2.
The Reds ia dolën ta thyenin mbrojtjen e hekurt të skuadrës kundërshtare vetëm pas 37 minutash lojë.
Ishte Hugo Ekitike, ai që realizoi golin e parë të këtij sezoni, duke debutuar me gol te The Reds në elitën e futbollit anglez.
Sulmuesi ia dedikoi golin Diogo Jotas, portugezit të Liverpoolit që ndërroi jetë tragjikisht këtë verë në një aksident me veturë.
Me këtë gol përfunduan 45 minutat e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më dramatike.
Mysafirët vendosën ta shikonin Liverpoolin, që menduan se e kishin fituar këtë takim, kur shënuar me anë të Cody Gakpos në minutën e 49-të.
Antoine Semenyo i tronditi tifozët e Liverpoolit, kur u shënoi dy gola. Fillimisht lojtari realizoi në minutën e 64-të me asistimin e Brooks, ndërsa në minutën e 76-të e shërbeu Traore për 2-2.
Liverpooli tentoi me të gjitha forcat për ta rikthyer epërsinë dhe këtë ia mundësoi Federio Chiesa në minutat e fundit të ndeshjes.
Italiani realizoi në minutën e 88-të, për ta rikthyer epërsinë e kampionëve në fuqi për 3-2.
Mohamed Salah vulosi fitoren e Liverpoolit, duke realizuar për 4-2 në minutën e 90+4-të, duke qetësuar të gjithë në Anfield.
Kështu, Liverpooli e nisë me fitore këtë sezon, ndërsa në javën e dytë përballen me Newcastle United, një përballje tejet e vështirë.