KQZ certifikon 39 subjekte për zgjedhje, refuzon “Lidhjen e Prishtinës” pas kundërshtimit të LDK-së

KQZ certifikon 39 subjekte për zgjedhje, refuzon “Lidhjen e Prishtinës” pas kundërshtimit të LDK-së

Këtë të shtunë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ska certifikuar 39 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit, raporton Gazeta “Enigma”.

Në mbledhjen që është mbajtur sot, në rend ditë për certifikim ishte edhe iniciativa qytetare “Lidhja e Prishtinës” me 56 kandidatë për Kuvendin Komunal në Prishtinë.

Por ky subjekt politik nuk u certifikuar, pasi që certifikimi i saj është kundërshtuar nga anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti.

Këtij të fundit i ka penguar i kësaj iniciative, duke thënë se është i ngjashëm me emrin e subjektit të tij.

“Unë kërkoj që kjo mos të kalojë sot, të kërkohet nga ajo iniciativë qytetare në bazë të shkresës që ia keni dërguar që ajo të ndërrojë emërtimin, sepse është sinonim i pastërt i brendit dhe të asaj që ka pasur LDK-ja. Gjithçka është identike me atë të 2021, që nuk e kemi certifikuar”, ka thënë ai.

Related Articles