Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, raporton gazeta “Enigma”.
Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin edhe riga shiu. Ndërsa era do të fryej me shpejtësi 1 deri 7m/s.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 28 – 32°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 7m/s”, thuhet në njoftim.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat e IKSHPK-së.