Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar kategorikisht propozimin e Vladimir Putinit, i cili kërkonte që Ukraina të tërhiqej nga Donetsku dhe Luhansku si pjesë e një marrëveshjeje paqeje të mbështetur nga Donald Trump.
Pas takimit të Putinit me Trumpin në Alaskë, presidenti amerikan foli me Zelenskyn për më shumë se një orë e gjysmë, ndërsa në thirrje ishin të pranishëm edhe udhëheqës të NATO-s dhe disa vendeve evropiane.
Sipas burimeve të Financial Times, Putin ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi, në këmbim të ngrirjes së luftimeve në Kherson dhe Zaporizhia.
Por Zelensky është shprehur i prerë – nuk ka tërheqje nga lindja e vendit.
Ndërkohë, New York Times raporton se Trump e ka mbështetur këtë plan, duke besuar se paqja mund të arrihet shpejt nëse Ukraina dorëzon pjesët që ende nuk janë nën kontrollin rus.
Zelensky dhe Trump pritet të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë, ku janë ftuar edhe disa udhëheqës evropianë.