Pesë raste të dhunës në familje vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në vendin tonë, raporton Gazeta “Enigma”.

Rasti i parë është raportuar në Fushë Kosovë viktima femër dhe ish burri i saj i dyshuari mashkull kosovarë janë përfshirë në rast.

“Fushë Kosovë  16.08.2025 – 09:00. Është raportuar se viktima femër kosovare dhe ish burri i saj i dyshuari mashkull kosovarë janë përfshirë në rast. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Ndërsa në Prishtinë është raportuar rasti i dytë dhe i tretë i dhunës në familje, ku viktima femër ka pasur dhunë të vazhdueshme nga i dyshuari.

Ndërsa në rastin tjër viktima femër është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj, nga i cili edhe ishte dhunuar.

“Prishtinë 16.08.2025-08:00. Është raportuar se viktima femër kosovare në vazhdimësi ka pësuar dhunë psikike nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”. 

“Prishtinë  16.08.2025 – 02:00. Është raportuar se një  femër kosovare është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj dhe nga i njëjti është dhunuar. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim. Njësit përkatës janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti i katërt i dhunës në familje u raportua në Ferizaj, ku një mashkull ka sulmuar fizikisht babin e tij. Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policor.

“Ferizaj 16.08.2025-20:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas matjes së alkoolit ka rezultuar me 0.72%. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar zyrtaret policor”, ka njoftuar Policia.

Rasti i pestë u raportua në Klinë ku i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj njerkës së tij.

“Klinë 16.08.2025-11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj njerkës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/

Related Articles