Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se 13 persona janë arrestuar në Isniq të Deçanit në një aksion kundër bixhozit të paligjshëm, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ata kanë njoftuar se të dyshuarit për vepren penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”, janë ndaluar për 48 orë.
Gjatë aksionit të udhëhequr nga kryeprokurorja Lumturie Vuçetaj, janë konfiskuar edhe rreth 17 mijë euro, një armë e zjarrit, shufra metalike dhe thika.
“Po ashtu, janë sekuestruar edhe prova tjera materiale të cilinat ndërlidhen me veprën penale të lartcekur të cilat do shërbejnë në këtë procedurë penale”, thuhet në komunikatë.
Prokurori i shteti brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë ndaj të pandehurve për sigurimin e tyre në procedurë penale për veprimet e mëtutjeshme ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.