Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar Komisionin Zgjedhor që ta certifikojë iniciativën qytetare “Lidhja e Prishtinës”, e udhëhequr nga Fehmi Kupina, për të marrë pjesë na zgjedhjet lokale të tetorit.
“Lidhja e Prishtinës” u ankua në PZAP, pasi KQZ-ja nuk e certifikoi këtë parti, nga ankesa e anëtarit të LDK-së se slogani i kësaj iniciative është i ngjashëm me një slogan që ka përdorur LDK në zgjedhjet e vitit 2017.
PZAP tha se emri “Lidhja e Prishtinës” nuk është identik dhe nuk shkakon asnjë ngatërrim me asnjë subjekt politik të regjistruar.
Fehmi Kupina është në pozitën e Kryesuesit të Kuvendit, në mandatin e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, i cili vjen nga LDK. /Gazeta Enigma