Gjilani dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së parë në Superligën e Kosovës.
Pas një fillimi më të mirë nga Ballkani, që rrezikuan me një goditje të lirë në minutat e para, vendasit shënuan të parët.
Gjilani fitoi penallti në minutën e 28-të pas një faulli ndaj Almir Aganspahiç, me sulmuesin që nuk gaboi nga pika e bardhë dhe shënoi golin e parë të sezonit për skuadrën gjilanase.
Ballkani u përpoq të reagojë menjëherë dhe ishte Almir Kryeziu ai që rrezikoi me një goditje të fortë në minutën e 32-të, por portieri Vokli Laroshi reagoi me siguri duke grushtuar topin.
Vendasit patën rast ideal edhe në fund të pjesëlojës së parë, por edhe pse pozita ishte ideale, portieri mysafir intervenoi në momentin e fundit.
Me të filluar, pjesa e dytë, Ballkani shtoi presionin drejt portës së Gjilanit, ku në minutën e 66-të, arriti barazimin.
Marcel Ismajlgeci me një gjuajtje fluturimthi nga 25 metra la Laroshin të shtangur për rezultatin 1-1.
Në minutat në vijim, portierët Iljazi dhe Laroshi patën ndërhyrje të mira për të mos lejuar golin e dytë te asnjëra skuadër.
Ndërprerjet dhe kërkesa për ndihmë gjatë minutave në vijim ulën ritmin dhe skuadrat u pajtuan me barazimin.