Mbrëmjen e kësaj të hëne të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka deklaruar se në informacionet e para nuk ka persona të lënduar.
Tutje Policia ka njoftuar se ende nuk dihen rrethanat e incidentit.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin”, kanë deklaruar nga Policia. /Gazeta Enigma/