Ka nisur tani edhe raundi i ri i takimeve të presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
Trump ka mbledhur rreth veten në tryezë, presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte dhe liderë të tjerë evropianë.
Ai u shpreh me të nisur këtë takim në fjalimin e tij, se pas këtyre bisedimeve, do ta telefonojë me patjetër, presidentin rus, Vladimir Putin.