Serwer: Me Vuçiqin dhe rusët gjithmonë ekziston rreziku i eskalimit në Kosovë

Serwer: Me Vuçiqin dhe rusët gjithmonë ekziston rreziku i eskalimit në Kosovë

Profesori në Universitetin John Hopkins, Daniel Serwer, në një deklarate pë media tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e ka më mbështetjen e Perëndimit siç e kishte dikur, raporton Gazeta “Enigma”.

“Ai është kthyer qartë nga Moska dhe Bejingu”, tha Serwer. Sa i përket protestave disamujore kundër qeverisë së Vuçiqit, Serwer thotë se presidenti serb nuk ka kë ta fajësojë përveç vetes. “Vuçiç nuk ka askënd për të fajësuar përveç vetes”, thotë ai.

Duke komentuar deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse në lidhje me protestat në Serbi, Serwer deklaron gjithashtu se Moska do të ushtrojë presion mbi Vuçiqin për të shtypur protestat.

“Me Vuçiçin dhe rusët, gjithmonë ekziston rreziku i përshkallëzimit ose shpërqendrimit nga një incident tjetër destabilizues në Kosovë”, thotë ai kur pyetet nëse ekziston rreziku i përshkallëzimit dhe ndikimit në stabilitetin rajonal”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

“Serwer i sheh protestat në Serbi si “një shenjë të sinqertë të pakënaqësisë popullore me punën e qeverisë”, por thotë se demonstruesit nuk duket se kanë krijuar një alternativë të qartë politike.

Related Articles