KQZ sot në rend të ditës e ka certifikimin e Listës Serbe, LVV do ta kundërshtojë

KQZ sot në rend të ditës e ka certifikimin e Listës Serbe, LVV do ta kundërshtojë

Mbledhja e sotme e KQZ-së në rend të ditës e ka rekomandimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në agjendën që e ka publikuar KQZ-ja për mbledhjen, e cila do të mbahen në pra 17:00, rekomandimi i 66 flet për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve nga Partia Politike SRPSKA LISTA.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, dje ka paralajmëruar se kjo parti do të kundërshtojë certifikimin e Listës Serbe.

Në një konferencë për media, pas dështimit të seancës, Murati ka kritikuar partitë tjera për raporte të mira me subjektin politik serb.

“Janë kundër secilit kandidat të VV-së, mirëpo asnjëherë, asnjë fjalë nuk ua dëgjon tek e thonë për Listën Serbe. Për më tepër, po besoj që do ta shihni edhe në ditët në vijim do të kontribuojnë edhe në certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale. Njëjtë siç kanë vepruar edhe në të kaluarën. Pra, është një koalicion që po funksionon në mënyrë perfekte”, ka thënë Murati. / Gazeta Enigma.

Related Articles