Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Dollc të Klinës, ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë mbetën të lënduar.
Sipas komunikatës së policisë, drejtuesi i veturës, i cili po lëvizte në drejtimin Prishtinë-Pejë, nuk i përshtati shpejtësinë dhe kushtet e rrugës.
Në momentin kur arriti në fshatin Dollc, ai humbi kontrollin mbi automjetin, kaloi në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe u përplas ballor me autobusin.
Si pasojë e goditjes, shoferi i veturës ndërroi jetë në vend, gjë që u konstatua nga ekipi mjekësor, ndërsa pesë persona të tjerë u dërguan në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në komunikatë.