Vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës, vdes një person

Vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës, vdes një person

Të enjten rreth orës 15:30 një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka bërë të ditur se shoferi dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi veturën dhe është aksidentuar.

“Rreth orës 15:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Jabllanicë – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

Related Articles