Dokumentet e VV-së për kandidatët e Srpska-s, Hamiti: Le të mblidhet Këshilli i Sigurisë t’i shpall terroristë, ne s’i shpallim

Dokumentet e VV-së për kandidatët e Srpska-s, Hamiti: Le të mblidhet Këshilli i Sigurisë t’i shpall terroristë, ne s’i shpallim

Sami Hamiti, përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në KQZ, ka komentuar ‘dokumentet’ e VV-së për kandidatë e Listës Srpska, duke thënë se Këshilli i Sigurisë Kombëtare është ai që duhet të mblidhet dhe ta zgjidh këtë çështje.

Hamiti ka deklaruar se KQZ nuk janë ata që i shpallin dikë terroristë, por organet e sigurisë.

‘‘Kemi ardh në një situatë ku po shoh dokumente të ndryshme, ku na i kemi në dorë e organet e sigurisë nuk i paskan. Kjo është shqetësuese , sot duhet me u mbledh Këshilli për Siguri Kombëtare, me i marrë këto dokumente edhe me na e zgjedh. Organet e sigurisë duhet me u marrë, me u mbledh e me thanë ky është një organizim terrorist, më i shpallë se nuk e shpallim na. Le ta kryejnë punën e vet, le të na e lehtojnë punën ne. Le ta kryejnë punën e vet ata, le të na tregojnë kjo është lista, dhe normalisht që ne njerëz jemi këtu nuk certifikojmë diçka që s’duhet’’, ka thënë ai mes tjerash.

Related Articles