Lidhja Demokratike e Kosovës sërish s’do të votojë asnjë kandidat për kryeparlamentar pa marrëveshje politike, raporton Gazeta Enigma.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, e ka përsëritur këtë qëndrim para nisjes së seancës së sotme.
“Qëndrimi i LDK-së është ai që ka qenë gjithnjë, nuk voton ndonjë kandidat me partinë e të cili nuk ka marrëveshje politike paraprake”, ka thënë ai.