Limaj: Emri i Kryetarit të Kuvendit duhet të dihet paraprakisht, jo të vijë si befasi

Limaj: Emri i Kryetarit të Kuvendit duhet të dihet paraprakisht, jo të vijë si befasi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar sot se emri i kandidatit për kryeparlamentar duhet të bëhet e ditur, e jo të vijë si befasi, raporton Gazeta Enigm.

“Nuk duhet të befasohet emri. Kryetari i Kuvendit duhet të dihet paraprakisht, të ketë 61 vota, të shkohet të votohet. Nuk është rruga që të ndërtohet befasi,” tha Limaj.

Ai theksoi se ndërtimi i institucioneve kërkon konsensus dhe marrëveshje politike, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën kur s’ka pasur vota të mjaftueshme.

“Nuk është rruga që të ndërtohet befasi. Ne besojmë që kjo është rruga, kontributi me i madh dhe siguria për të ndërtuara institucione është sikur që ka ndodhte gjithë herë kur ju nuk i keni vota e mjaftueshme bëni përpjekje për marrëveshje politike e cila garanton dhe sigurinë shumicën parlamentare nga e cila del edhe kryetari i ku ednit edhe qeveri e Kosovës”, tha ai.

Related Articles