Janë zgjatur pritjet për dalje nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, ku aktualisht ato po shkojnë mbi një orë.
Sipas përditësimit të bërë në ora 15:56 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 30 minuta janë shënuar edhe në Jarinjë dhe Muçibabë, ndërsa rreth 25 minuta tek pika kufitare e Dheu i Bardhë.