Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj sulmeve të fundit ndaj shoqërisë civile, duke i quajtur ato si të pabaza
Kryeziu thotë se shoqëria civile nuk e ndjek rrugën e Beogradit e as të Tiranës, ajo ndjek vetëm rrugën e qytetarëve, ligjeve e Kushtetutës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Nuk ia vlen të komentosh çdo mendim të politikanëve infantilë që qarkullon në politikën e Kosovës. Por sa i përket kësaj fushate kundër shoqërisë civile, se gjoja na qenka me Serbinë?!
Shoqëria civile nuk e ndjek rrugën e Beogradit e as të Tiranës – ajo e ndjek vetëm rrugën e qytetarëve, ligjeve e kushtetuese të Republikës së Kosovës. Nuk është shoqëria civile që ka ndryshuar rrugë, por disa që e kanë harruar të tyren – ose nuk e kanë ditur kurrë. Sot i ka verbuar populizmi dhe i ka bërë peng të ambicieve të tyre për pushtet të pakontrolluar.