Kanë hyrë në ditën e shtatë kërkimet për Beqir Malokajn nga Istogu, ndërsa përpjekjet e njësive të Kërkim-Shpëtimit, pjesëtarëve të FSK-së dhe qytetarëve për të gjetur 67-vjeçarin vijojnë pa ndërprerë.
Ditën e djeshme, ekipit të angazhuar iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili ofroi mbështetjen dhe praninë e tij në terren.
Detaje për zhvillimin e operacionit ka dhënë për Sinjalin nënkryetari i Shoqatës për Kërkim-Shpëtim, Mentor Maloku, i cili theksoi se angazhimet janë duke vazhduar dhe kërkimet janë të përqendruara në zonat malore pranë vendit ku u gjetën një palë syze.
“Jena duke vazhduar kërkimet ende, për momentin jemi nëpër male duke kërku, afër vendin ku janë gjetur një palë syze për herë të fundit. Policia është duke u marrë me kamerat është duke i shikuar kamerat rreth rrugëve se mos ka dalur prej kësaj pjese, por deri më tani nuk kemi asnjë informatë që ka dalë jashtë prej kësaj zone.”, tha ai.
Ai shtoi se kërkimet po zhvillohen nga ora 10:00 e mëngjesit dhe zgjasin deri në orën 01:00 apo 02:00 pas mesnate.
Familja e të zhdukurit është thellësisht e shqetësuar dhe kërkon ndihmën e qytetarëve, duke apeluar që kushdo që ka ndonjë informacion të kontaktojë në këto numra:
📞 Policia e Kosovës
📞 +383 49 118 844