Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur në favor të Listës Serbe, raporton Gazeta “Enigma”.
KQZ kishte refuzuar certifikimin e listës për zgjedhjet lokale më 12 tetor 2025, duke argumentuar se disa kandidatë nuk i plotësonin kriteret ligjore.
Me vendimin e tij, PZAP ka anuluar vendimin e KQZ-së të 21 gushtit, duke e konsideruar se ai nuk ishte adekuat dhe i bazuar saktë në ligj. Në arsyetimin e panelit, thuhet se nuk është vërtetuar bindshëm se kandidatët në fjalë shkelin nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.
Si rezultat, PZAP i ka kërkuar KQZ-së që të certifikojë menjëherë listën e kandidatëve të Listës Serbe për komunat ku ata kanë kandiduar për zgjedhjet lokale.