Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan, është arrestuar, pasi ishte në kërkim policor për më shumë se dy javë, raporton Gazeta Enigma.
Ai dyshohej për një tentim-vrasje të ndodhur më 6 gusht 2025 në Deçan.
Sipas raportit 24-orësh, ai është dërguar në mbajtje.
I dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia.