Nis të shtrohet asfalti në urën e re mbi lumin Ibër

Nis të shtrohet asfalti në urën e re mbi lumin Ibër

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar sot se ka nisur shtrimi i asfaltit në urën dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të lumit Ibrit, raporton Gazeta Enigma.

Kjo ndodhi pas 54 ditësh kur nisën punimet, thotë Durmishi.

“ Vetëm 54 ditë prej kur filluam. Sot po shtrohet asfalti në urë dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të Ibrit”, ka shkruar Durmishi në Facebook, ndërsa ka postuar foto nga vendi. 

Urat janë paralajmëruar të hapen në shtator. 

Related Articles