Zyrtarët e Njësisë Speciale Operative të Kosovës janë parë në punishten e dy urave që tashmë janë duke u ndërtuar, përkrah urës së Ibrit, për të lidhur Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.
Sipas pamjeve të publikuara nga Jepi Zë, ata shihen duke monitoruar situatën.
Të njëjtët janë të armatosur deri “në dhëmbë”.
Atje tashmë vetëm se ka filluar asfaltimi i urave.