Kryetari i Partisë Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq ka qenë propozimi i radhës për nënkryetar Kuvendi.
Ai i ka siguruar vota 55 për, një kundër dhe 17 abstenime, duke mos u zgjedhur nënkryetar.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës abstenuan.
LDK dhe Lista Serbe nuk morën pjesë në votim, ndërkohë që AAK dhe Nisma nuk ishin në sallë.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.
Duke qenë se asnjëri prej kandidatëve të dalë nga shorti nuk i kanë siguruar votat e nevojshme, ai ka kërkuar ndaljen e punimeve, për t’u takuar sërish të enjten në orën 11:00.