Kurti cakton Blerim Sallahun u.d të Ministrit të Drejtësisë

Kurti cakton Blerim Sallahun u.d të Ministrit të Drejtësisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin aktual të Drejtësisë, Blerim Sallahu, si ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë.

Ky emërim vjen pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke lënë vakant postin e ministres.

Nëpërmjet një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se kryeministri Kurti e ka uruar zotin Sallahu për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive në këtë funksion të rëndësishëm institucional.

Blerim Sallahu ka shërbyer si zëvendësministër i Drejtësisë që nga fillimi i mandatit qeverisës dhe njihet për angazhimin e tij në proceset e reformës në drejtësi.

Related Articles