Basha flet sërish për shkrimin kundër UÇK-së: S’e kam shkruar unë, lufta e UÇK-së është e shenjtë

Basha flet sërish për shkrimin kundër UÇK-së: S’e kam shkruar unë, lufta e UÇK-së është e shenjtë



Kryeparlamentari Dimal Basha është deklaruar sot lidhur me publikimin që ka qarkulluar dje në media ku ai është bashkëautor, e ku flitet për UÇK-në, shkruan Gazeta Enigma.

Ai ka mohuar se ka marrë pjesë në shkrimin e këtyre pretendimeve, teksa ka theksuar se gazetarët e kanë sulumuar atë vazhdimisht.

“Unë këtu jam për të deklaruar se unë si Dimal Basha e ne si Lëvizje sulmohemi nga çarqe të caktuara. Unë në vitin 2012 në kohën kur kam qenë student kemi dorëzuar çështje për hulumtim, unë kam dërguar hulumtimin lidhur me depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën dhe këtu përfundoi puna ime”, tha ai.

Ai i ka quajtur të “ulëta dhe të rreme akuzat” kundrejt tij.

“Këto akuza dhe lidhjet e mija me raportin e Dic Martin janë shumë të ulëta. Unë, si kryetar Kuvendi e kam të shenjtë luftën e UÇK-së dhe sakrificën e popullit tonë për liri, i përkulem secilit që ka punuar për paqe. Kurrë në jetën time nuk është shkruar asgjë që bie ndesh me këtë. Për dy mandate kam bërë beteja të mjaftueshme në Kuvend, dhe jashtë tij dhe gjatë këtyre 6 viteve, të ashtuquajturit gazetar, nuk kanë ndaluar së sulmuari në format më të ulta”, tha Basha.  / Gazeta Enigma.

Related Articles