Gjendet pa shenja jete Gjykatësi Avdullah Mecinaj, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”

Gjendet pa shenja jete Gjykatësi Avdullah Mecinaj, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”

Gjykatësi mbikëqyrës i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, Avdullah Mecinaj, është gjetur i vdekur sot.

Policia e Kosovës ka thënë se rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Siç bën të ditur policia, 65 vjeçari është gjetur i vdekur në vendbanimin e tij, në një fshat të Skenderajt.

“Sot, me datë 28.08.2025, policia në Skenderaj ka pranuar njoftimin se dyshohej për një person pa shenja jete në vendbanimin e tij, në një fshat të Skenderajt. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu është njoftuar edhe emergjenca e QKMF në Skenderaj. Mjeku ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete.
Të gjitha njësitë kompetente kanë dalë në vendin në ngjarjes ndërkaq hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshës 65 vjeçare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa sipas rrethanave të gjetura në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar si ,,Vdekje e dyshimtë””, njofton Policia e Kosovës. 

Related Articles