Gjatë një kontrolli të një ngarkese të paraqitur për import nëpërmjet Portit të Durrësit, zyrtarët doganorë kanë hasur mallra të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.
Gjatë ekzaminimit, janë identifikuar gjithsej 7,500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, të përfshira në këto kategori:
• Mbushës telefoni – 1,250 copë
• Koka mbushës telefoni – 5,750 copë
• Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë
Mallrat kane përmbajtur dy paketime ku ne paketimin e jashtëm brendi i produktit nuk ishim te cekura, derisa pas hapjes vërehet se paketimi përmbante brende te falsifikuara.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve nga mallrat e falsifikuara dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në përputhje me kompetencat e saj.