“Urgjente”, mesazhi në celularin e mësuesve: Në shtator duhet të jeni të gjithë të vaksinuar

“Urgjente”, mesazhi në celularin e mësuesve: Në shtator duhet të jeni të gjithë të vaksinuar

Ministria e Arsimit duket se ka vendosur me detyrim vaksinën për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor në sezonin e ri shkollor, raporton Gazeta Enigma.

ABC mëson se drejtuesve të institucioneve arsimore u është kërkuar lista e mësuesve që nuk kanë marrë ende vaksinën, ndërsa atyre i duhet bërë e qartë se në muajin shtator duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID.

Mesazhi që ka mbërritur në mesazhin e drejtuesve të institucioneve arsimore

Pershendetje. Brenda dites se sotme do te dergoni  listën e mesuesve qe nuk jane vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mesuesit se muajin Shtator 2021 i gjithe stafi drejtues, mesimor dhe ai ndihmes i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar.

Edhe njehere lexoni mire mesazhin te gjithe mesuesit qe nuk e kane bere vaksinen urgjent te plotesojne tabelen! Raportimi duhet urgjent per ZVA./Gazeta Enigma/

Related Articles