Abdixhiku: Më 13 shtator, mblidhemi të gjithë në Prishtinë

Abdixhiku: Më 13 shtator, mblidhemi të gjithë në Prishtinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti do e fillojë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale më 13 shtator, në Prishtinë.

“Ja ku po nisim prapë. Më të fortë. Më të bashkuar. Më 13 shtator, mblidhemi të gjithë në Prishtinë”, shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.

“Sepse lodhja nuk na ndal, zhgënjimi nuk na mposht, besimi gjithmonë na ngre në këmbë”.

“Koha të ngrihemi sërish në këmbë. Gjithandej në Kosovë. LDK përgjithmonë!”, u shpreh tutje i pari i LDK-së.

Related Articles